Lekaj: Njësitet e kompanive kanë intervenuar në rrugët malore për largimin e borës

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 15:41 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës në zonat malore Bajgorë, Carralevë dhe Kullë përmes një komunikate tha se njësitet e kompanive kanë intervenuar për sanimin e pengesave në këto pjesë.

“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve. Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vezhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat.

Lekaj: Njesitet e kompanive kane intervenuar ne rruget malore per largimin e bores

Lekaj shtoi se të gjithë qytetarët që hasin në pengesa të jenë në konakt me MI-në.

“Ftojmë të gjitha atuoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme