Liberalizimi rrezikohet nga shtetet e mëdha

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 08:15 | Nga

Të martën ose të enjten e ardhshme pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, njohës të integrimeve thonë se edhe nëse KE-ja vlerëson se Kosova ka përmbushur kriterin e luftimit të krimit të organizuar e të korrupsionit dhe rekomandon heqjen e vizave Kosova mund të mbetet pa liberalizim gjatë këtij viti.

Kjo pasi ata vlerësojnë se disa shtete të rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda e Suedia janë të rezervuara në këtë proces dhe se mund ta bllokojnë vendimin në Këshill të Ministrave.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ditë më parë në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se presin se do të jepet vlerësimi i cili do t’i përmbajë të arriturat e institucioneve kosovare të luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Hoxha po ashtu ka thënë se kanë lobuar për të siguruar mbështetjen e vendeve anëtare, pasi lobimi është proces po aq i rëndësishëm gati sa edhe përmbushja e kritereve..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme