Lladrovci suspendon shefin e personelit

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 14:32 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka suspenduar nga posti i shefit të personelit Gëzim Shishanin.

Udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit Gëzim Shishani që nga data 11.08.2017, është pezulluar nga puna me pagesë për tre muaj nga kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci.

Komuna e Drenasit, përmes një komunikate ka thënë se “Shishani është pezulluar nga puna, pas një Raporti mbi Auditimin e kryer me kërkesë të veçantë me temën; ‘Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës’ të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017”.

Siç njofton Komuna e Drenasit, Shishani nga nëntori i vitit 2008, supozohet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marrë pagë me koeficientin 11.3 që ishte ne kundërshtim me të gjitha normat ligjore.

“Shishani nuk kishte zbatuar vendimin e ish-kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i vitit 2015 i rekomanduar nga Auditori i Jashtëm për zbritjen e koeficientit ne 9.5”, shkruan në komunikatë.

Lajmi nuk është bërë publik, shkruan në komunikatë pasi që Gëzim Shishanit do t’i nënshtrohet një hetimi të veçantë lidhur me raportin e Auditorit dhe shkeljeve të tjera të supozuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme