Lumezi i thërret në raport kryeprokurorët e prokurorive

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 16:40 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, u takua me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend, ku u konstatua se gjatë muajit shkurt 2017 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në Prokurorinë e Apelit.

Gjatë këtij takimi sipas kërkesës së kryeprokurorit Lumezi në këtë takim secili kryeprokuror prezantoi planin e punës, në të cilin përfshihen sfidat dhe objektivat për secilën prokurori.

Poashtu me kërkesë të kryeprokurorit Lumezi të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin shkurt të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.

Në këto raporte të paraqitura nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, ishin të përfshira të dhënat për numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura, si dhe statistikat për punën e secilit prokuror.

Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë muajit shkurt 2017 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe në Prokurorinë e Apelit.

Vetëm gjatë muajit shkurt në Prokurorinë e Apelit 413 lëndët e pranuara në punë kanë përfunduar, ndërkaq gjatë këtij muaji Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar në punë 7 lëndë dhe i ka përfunduar 10 lëndë.

Ndërkaq, shtatë prokuroritë themelore gjatë muajit janar 2017 kanë pranuar në punë 1936 lëndë dhe kanë përfunduar 3226 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 1290 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë.

· Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar në punë 765 lëndë dhe ka përfunduar 1388;
· Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 194 lëndë dhe ka përfunduar 473;
· Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 251 lëndë dhe ka përfunduar 253;
· Prokuroria Themelore në Gjakovë ka pranuar në punë 151 lëndë dhe ka përfunduar 187;
· Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar në punë 76 lëndë dhe ka përfunduar 223;
· Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 230 lëndë dhe ka përfunduar 287;
· Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar në punë 269 lëndë dhe ka përfunduar 415.

Ø Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurori Fatmir Behrami, nga Departamenti i Përgjithshëm, i cili brenda muajit ka përfunduar 90 lëndë.
Ø Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurori Veton Shabani nga Departamenti i Përgjithshëm, i cili brenda muajit ka përfunduar 69 lëndë.
Ø Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurorja Rozelida Hasani nga Departamenti i Përgjithshëm, e cila 18 lëndë i ka përfunduar me procedura alternative.
Ø Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurorja Fetije Bajrami Shala nga Departamenti i Përgjithshëm, e cila ka përfunduar 61 lëndë.
Ø Në Prokurorinë Themelore në Pejë, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurorja Lumturije Vuçetaj nga Departamenti i Përgjithshëm, e cila ka përfunduar 28 lëndë dhe i kanë mbetur në punë vetëm 23 raste.
Ø Në Prokurorinë Themelore në Prizren, për punën efikase të treguar gjatë muajit janar 2017 u veçua prokurorja Elfete Purova, nga Departamenti i Përgjithshëm, e cila brenda muajit ka përfunduar 58 lëndë.

Gjatë këtij takimi u mor qëndrim që secili prokuror nga Departamentet e Përgjithshme dhe ato për Krime të Rënda ta njoftoj kryeprokurorin e prokurorisë përkatëse me aktvendimet për pushime të hetimeve, me aktvendimet për hedhje të kallëzimeve penale, me ngritje të aktakuzave, si dhe për rastet kur prokurorët tërhiqen nga aktakuza.

Qëndrim tjetër nga ky takim ishte që secili prokuror për çdo udhëtim zyrtar jashtë vendit ta njoftoj paraprakisht kryeprokurorin e prokurorisë përkatëse, nga i cili duhet të merret pëlqimi për realizim të udhëtimit zyrtar dhe më pas kryeprokurori i asaj prokurorie ta njoftoj kryeprokurorin e Shtetit.

Në këtë takim kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër lumëzi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që të gjitha prokuroritë të zgjedhin së paku 10% më shumë se vitin e kaluar lëndë të krimeve ekonomike dhe korrupsionit, si dhe të zbatohet më shumë përfundimi i lëndëve me procedura alternative.

Kërkesë tjetër e kryeprokurorit Lumezi ishte që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të ketë më shumë trajtim të rasteve për krim të organizuar me shtrirje ndërkufitare.

Poashtu gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në afat prej 7 ditësh, të caktojnë nga një prokuror, me përjashtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që duhet të caktoj dy prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë. Për këtë çështje kryeprokurori Lumezi njoftoi se së shpejti do ta caktoj një prokuror nga zyra e tij koordinator për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë.

Në fund të këtij takimi kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët që t’i trajtojnë me kujdes dhe prioritet kallëzimet penale të pranuara nga Agjencia Kundër Kor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme