Majlinda në Gllogjan merr dekoratën “Shkëlzen Haradinaj”

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 16:19 | Nga

Pas ardhjes nga Rio ku fitoi medaljen e artë në xhudo, Majlinda Kelmendi sot ka udhëtuar për në Gllogjan.

Me këtë rast Majlinda është takuar me prindërit e dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj si dhe ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kelmendi së bashku me Nora Gjakovën dhe trajnerin e tyre Driton Kuka janë pritur në kullën e Haradinajve nga kryefamiljari Hilmi Haradinaj.

Majlinda, Nora si dhe tërë ekipi janë veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar ndërsa në Gllogjan janë pritur nga deputetë dhe kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Familja Haradinaj për Majlinda Kelmendin ka ndarë dekoratën me emrin e dëshmorit Shkëlzen Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme