Maraj: Mos dënimi i kriminelëve serbë sjell probleme të vazhdueshme

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 11:09 | Nga

Milazim Maraj i është drejtuar me një letër të hapur Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me ardhja e “pelegrinëve” serbë në Kosovë që sipas tij, solli shumë pa kënaqësi dhe dhunë.

Ai thekson se pranimi i pelegrinëve në Kosovë para së të dënohen kriminelet do të sjell probleme të vazhdueshme ku viktimë do të jenë prapë shqiptarët.

Në letrën e ti theksohet se po i lejohet Serbisë të bëjë lojëra dhe pazare më eshtrat e shqiptarëve në varreza masive të fshehura nga ushtria serbe.

Letra e plotë:

Nga: Milazim Maraj

Letër e hapur Ministres së Drejtësisë së Kosovës

Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshillit Gjyqësor të Kosovës               

Të nderuar!

Si që jeni në dijeni ka shumë probleme të dala pas lufte në Kosovë. Nga këto probleme po pësojnë qytetarët e Kosovës. Ardhja e “pelegrinëve” serb në Kosovë solli shumë pa kënaqësi dhe dhunë.

Kjo dhunë u ekzaminua për shkak të mos punës së strukturave udhëheqëse, përgjegjëse në Kosovë. Në këtë gjendje të pa determinuar, një fjalë e Aleksander Jabllanoviqit mjaftoi të krijohen përplasje në mes të pushtetit dhe opozitës. Në një atmosferë të tillë u lënduan mbi 100 shqiptarë policë dhe protestues.

Pati dhe shumë dëme materiale shtetërore dhe private që Kosovën e sollën në prag të një lufte civile ku njerëz të keqpërdorur sulmuan më zjarr institucionet e veta. Arrestime dhe sjellje të dhunshme policia e Kosovës u detyrua të përdor edhe në vende tjera të Kosovës si në Gjakovë, Krushë, Suharekë dhe vende tjera kudo që pati “pelegrin”. Dhuna përsëri peshojë mbi shqiptaret e viktimizuar nga lufta. Nën petkun e pelegrinëve në Kosovë erdhën kriminelë dhe pjesëmarrës në krime ndaj shqiptarëve. Njerëzit në këto lokalitete i njohin. Por policia nuk ka të drejtë t’i arrestojë.

Ardhja e tyre në Kosovë për familjet që humben anëtaret e tyre, për gratë e dhunuara dhe familjet e viktimave të pa gjetura është e padurueshme. Ngritja e akuzave të merituara ndaj kriminelëve për të cilat në Kosovë ka material të mjaftueshëm u vonua shumë. Janë 11 000 të vrarë nga shumica absolute ishin qytetar civil, pleq, gra, fëmijë dhe të burgosur. Seksualisht u dhunuan 20 000 femra shqiptare të cilat vuajnë bashkë më familjet e tyre nga pasojat e këtij akti të turpshëm serb.

Përtacia e organeve të shënuara më lartë, qytetarëve të Kosovës po u kushton shumë shtrenjtë. Këto organe paguhen nga këta taksapaguesit kryesisht të viktimizuar nga Serbia dhe tani të lënë pas dore nga shteti i tyre. Ministria që ju drejtoni dhe institucionet tjera relevante do të duhej të formonin organe speciale që merren vetëm më këtë punë. Sabotuesit e kësaj detyre sa të rëndësishme aq edhe humane do të duhej të vihen para Drejtësisë së Kosovës.

Nëse Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme të angazhohen, ekspertë ndërkombëtarë nga vendet mike të Kosovës. Mos dënimi i krimineleve serb po i lejon Serbisë të bëjë lojëra dhe pazare më eshtrat e shqiptarëve në varreza masive të fshehura nga ushtria serbe. Te krekosën dhe lavdërohen për dhunimin e 20 000 femrave shqiptare. Mos reagimi i juaj, në planin ndërkombëtar ka nxjerr argumente të kundërta me realitetin e luftës në Kosovë. Tani të dënuarit për krime lufte dalin shqiptaret dhe jo serbet. Pranimi i pelegrinëve në Kosovë para së të dënohen kriminelet do të sjell probleme të vazhdueshme ku viktimë do të jenë prapë shqiptarët. Kthimi i të shpërngulurve nga Kosova pa kurrfarë trajtimi që duhet të behët nga institucionet që udhëhiqen nga ju paraqet rrezik për eskalim masiv.

Situatat e tilla do të ngritin tensione të vazhdueshme në Kosovë. Probleme të tilla do të kemi që nga pashkët ortodokse të këtij viti. Këto tensione do të dëmtojnë jo vetëm imazhin tonë, por edhe marrëdhëniet tona ndër njerëzore, nder partiake, kombëtare dhe ndër kombëtare. Pas dënimit të kriminelëve Kosova do të jetë e qetë dhe e hapur për të gjithë. Pastaj edhe serbet e pafajshëm mundë të vijnë lirisht në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme