Masakra e Reçakut ndryshoi qasjen ndaj zhvillimeve në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 10:30 | Nga

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka deklaruar se 15 janarin e vitit 1999 e kujton me emocione.

“Nuk duhet guxim për ta thënë të vërtetën. E tëra që kam bërë unë , ka thënë atë që kam parë. Besoj se Masakra e Reçakut dhe mendimi im për të ka bërë që të vijë Konferenca e Rambujesë dhe të NATO të bombardojë Serbinë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Kujtojë fshatin Reçak, shoh tani një fshat që është ndërtuar, shoh fëmijë duke luajtur”, ka theksuar ai.

Ai ka përmendur edhe vrasjen e rastit në kafiterinë Panda në Pejë, ku 5 apo 6 të rinj serbë u vranë.

Walker ka thënë se i kishin thënë se ka qenë hakmarrje nga ana e UÇK-së.

“Serbët më thanë se duhet të denoncoja UÇK-në, por unë u thash se nuk ka dëshmi. Po të isha i bindur do të denoncoja”, ka thënë ai.

“Para një kohe të shkurtër mora vesh se forcat serbe ishin përgjegjëse për vrasjen e serbëve në Pejë”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë me dije se familja e tij ka qenë dy herë në Kosovë në përvjetor.

Ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur edhe për politikën e sotme në Kosovë.

Ai ka thënë se ka qenë në kritik. Ai ka thënë se ikja e njerëzve të zgjuar vjen për shkak të rrjedhës aktuale.”Unë dua që Kosova të ketë një imazh shumë pozitiv. Ndonjëherë ndihem edhe fajtor pse po them kështu”, ka thënë ai.

Ai ka folur për diasporën. “Ata janë shumë të rëndësishëm, ata kontribuojnë me para, por sipas tij ata nuk kanë kurrfarë pushteti vendimmarrës politik. Kosova ka kushtetutë të saj dhe që është imponuar nga bashkësia ndërkombëtarë. Si rezultat i saj minoritetet në Kosovë kanë 20 vende. Nuk i njoh mirë minoritetet dhe nuk besoj se të gjitha i duan të mira Kosovës”, ka thënë ai.

Walker ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për parti të reja politike.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka bërë me dije se ai ka votuar për Hillary Klintonin.

“E ndaj me ju këtë ndjenjën e pasigurisë. Shoh disa shenja që janë të këqija. Kam përcjellë atë që z.Putin ka bërë me Krimenë, Ukrainën. Është një lloj përpjekje për të projektuar më shumë pushtet të Rusisë. Kjo duhet kundërshtuar nga SHBA dhe Evropa. Unë besoj se Kosova e sheh veten pjesë të Evropës”, ka theksuar Walker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme