Mbi 300 mijë makina të vjetra në Kosovë

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 00:49 | Nga

Përderisa përdorimi i pajisjeve ekologjike për transport është pothuajse minimal, shteti ynë llogaritet të ketë afro 300 mijë makina të cilat janë prodhime të vjetra.

Përdorimi i këtyre makinave çdo ditë e më tepër po rrezikon shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

Por, aranzhimi veturave çift e tek vlerësohet të jetë shpëtim për uljen e ndotjes së ajrit nga ushtruesi i detyrës në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, edhe pse nuk është përgjegjësi e MMPH-së.

Kështu ka deklaruar Shala në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ku tregoi se kjo përgjegjësi i takon Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kjo nuk është përgjegjësi e ministrisë tonë dhe në bazë të komunikatës së fundit ne i kemi bërë thirrje që të gjithë operatorët të bashkërendohen në uljen e ndotjes së ajrit. Ndarja e veturave çift dhe tek është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Shala transmeton Koha.net.

Shala ka mohuar mundësinë për transportin publik pa pagesë në mënyrë që të stimulohet qarkullimi i veturave.

Kujtojmë, që përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë disa herë kanë tërhequr vërejtjen për rëndësinë që ka mbajtja e mjedisit të pastër për shëndetin dhe jetën e njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme