Më 15 shtator fillon punën Task-Forca për pastrimin e mjedisit në Kosovë

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 13:22 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas takimit të parë për Task-Forcën e pastrimit të mjedisit, ka bërë të ditur se kjo Task-Forcë do të fillojë punën më 15 shtator.

“Task-Forca e ambientit do të bëhet më 15 shtator dhe sot kishim një takim pune dhe morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve po ashtu edhe me propozim nga kryeministri i Kosovës dhe po fillojmë hapat e parë me aksionin më të madh dhe kemi përkrahjen edhe të kryeministrit”.

Ai theksoi se secili institucion do të ketë përgjegjësi në këtë aksion dhe bashkëpunimi me komunat e Kosovës nuk do të mungojë, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë javës së ardhshme do ta kemi versionin final të planit të aktivitetit dhe përgjegjësinë që secili institucion do të ketë që është përfshirë këtu dhe do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me komunat e Kosovës po ashtu do të ketë shpërblime për komunat e suksesshme dhe mbështetje nga personat e rëndësishme dhe të premten e javës së ardhshme do ta kemi të finalizuar këtë”.

“Gjendja e ambientit tonë është alarmante dhe e patolerueshme dhe nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një ambient të tillë”, shtoi Matoshi.

Matoshi gjithashtu tha se do të ketë masa shtesë dhe gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vendet joadekuate.

“Gjatë kësaj periudhe tremujore do të shoqërohet me aprovim të masave shtesë do të nxjerrim udhëzimin administrativ qe parasheh gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina që nuk janë vendet adekuate për mbeturina, por edhe do të bëjmë strategjia njësia e gjelbër”.

Ai u pyet për buxhetin e këtij projekti dhe tha se do të jetë diku rreth 6 deri 7 mijë euro, raporton EO.

”Po diskutohet buxheti i kësaj, diku rreth 6 mijë deri 7 mijë euro dhe mjetet për këtë fushatë do t’i grumbullojmë dhe një pjesë të këtij buxheti do të parashihen në kuadër të buxhetit të vitit 2019”.

Përfaqësuesi nga Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, tha se kjo organizatë ka adresuar vazhdimisht kërkesa për mbrojtje të mjedisit.

“Ky është lajm i mirë me një bashkëveprim dhe ne si organizatë kemi vite që kemi adresuar për mbrojtje të ambientit dhe për herë të parë kemi një rritje kaq të madhe nga mbështetja e Qeverisë dhe misioni jonë është organizimi i një fushate të madhe për qytetarët tanë”.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të jenë pjesë e këtij projekti.

Donjeta Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, tha se ky është një plan i qëndrueshëm dhe masat do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të këtij aksioni.

“Konfirmoj që ky nuk është vetëm një plan i pastrimit, por do të jetë një plan i qëndrueshëm me këtë aksion dhe do të vazhdojë me masa të tjera strikte pas përfundimit të këtij aksioni”.

Ajo gjithashtu shtoi se në këtë aksion nuk do të  përfshihen vetëm institucionet, por edhe organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë me plan gjithëpërfshirës, raporton EO.

Gashi theksoi se për këtë projekt do të punësohen rreth 1000 punëtorë sezonalë.

“Për këtë projekt do të bëhet punësimi i 1000 punëtorëve sezonalë me paga mesatare”.

Të ngjashme