Mediat amerikane: 10 fakte që nuk i dini për Kosovën

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 10:19 | Nga

1.Kosova është shteti i dytë më i ri në botë, duke shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Pas Kosovës pavarësinë e ka shpallur vetëm Sudani i Jugut.

2.Serbia dhe pesë vende të Bashkimit Europian si Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania – duke përfshirë edhe Rusinë dhe Kinën nuk e kanë njohur Pavarësinë e saj, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi më 2010 që Kosova është shtet sovran.

3.Kosova nuk ka dalje në det dhe është shteti më i vogël në Ballkan. Rreth 40 përqind e tokës së saj është e mbuluar me pyje dhe pak më shumë se gjysma tjetër është tokë bujqësore, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

4.Në Kosovë më shumë se 40 përqind e popullsisë është nën moshën 25 vjeçe – që i bie të jetë vendi me popullsinë më të re në Europë.

5.Shteti më i ri i Europës është më varfëri në këtë kontinent pas Moldavisë.

6.Shumica e popullsisë së Kosovës i përkasin fesë myslimane, ndërsa gjuha shqipe dhe ajo serbe janë gjuhët zyrtare.

7.Perandoria Otomane e pushtoi Kosovën nga mesi i shekullit XV deri në fillim të shekullit XX, kohë gjatë së cilës islami u rritë dhe numri i folësve shqiptarë u shtua – duke çuar kështu në tensione mes shumicës së re etnike myslimane dhe pakicës ortodokse serbe, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

8.Para viteve të 90-ta dhe tutje shqiptarët kundërshtuan serbët dhe qeverinë e Jugosllavisë – qindra civilë shqiptarë u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

9.Statuja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton qëndron në Prishtinë në sheshin që mban edhe emrin e tij. Clinton ndihmoi në përfundimin e luftës në fund të viteve 1999. Në Prishtinë një rrugë mban edhe emrin e ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, i cili njohu pavarësinë e Kosovës në 2008.

10.Në kryeqytet është edhe katedralja katolike e cila mban emrin e Nënë Terezës, e cila i dha shumë botës në humanizëm, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme