Nënshkruhet Memorandumi për pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 09:41 | Nga

Në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Memorandumi i bashkëpunimit i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjensive të Pavarura.

Bordet e agjencive të pavarura vazhdojnë t’iu shërbejnë partive politike për t’i strehuar njerëzit partiakë.

Shumë agjenci kanë alokuar buxhetin e tyre për përfitime personale, për paga tejet të larta krahasuar me standardin e jetës në Kosovë.

Mënyra e zgjedhjes së bordeve është e ndryshme, por kryesisht vlejnë dy qasje: propozimi nga Qeveria dhe emërimi nga Kuvendi dhe zgjedhja me konkurs nga Kuvendi dhe emërimi në Kuvend.

Sa i përket pagave në institucione dhe agjenci, pagat e bordit përcaktohen nga Kuvendi pas propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa derisa të nëpunësve civil përcaktohen në kuadër të rregullave për shërbimin civil.

Të ngjashme