Meta përshëndet Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 14:54 | Nga

Kuvendi i Shqipërisë mbështet Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për lirimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në përfundim të seancës së sotme plenare, kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht Rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh Kryetari Meta në fund të punimeve të seancës së sotme.

Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten një rezolutë që kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme