Meta: Shqiptarët të pandashëm, historinë do ta mbajmë gjallë në mënyrë të veçantë

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 13:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se edhe pse shqiptarët kanë dy shtete, janë një komb i pandashëm.

”Jemi në të vërtetë dy shtete por jemi një komb i pandarë, e i bashkuar gjithmonë në 28 nëntor. Simbolet e Gjilanit janë shumë, është në fakt një popull i tërë”.

“Sot të gjithë ne na mblodhi Idriz Seferi. E figura e tij do të ngritje edhe më shumë me punën dhe veprat e tij të mëdha. Është i mbarë gjithë kombi ynë, me shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut”.

Meta derisa po merrte pjesë në inaugurimin e shtatores së heroit Idriz Seferit në Gjilan, u shpreh se shqiptarët janë të vendosur të mbajnë të gjallë historinë e tyre.

”Jemi në 105 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar. Jemi të vendosur që historinë ta nderojmë e ta mbajmë gjallë në mënyrë të veçantë”.

Meta ka deklaruar se kujtimi për heroin kombëtar Idriz Seferi, mbetet i përjetshëm.

”Jam këtu sot në Gjilan si President i Republikës së Shqipërisë, për të shprehur mirënjohjen më të madhe për të gjithë heronjtë trimat dhe shqiptarët e Kosovës për Lidhjen e Prizrenit, Isa Boletinit e të gjithë ata pa të cilët flamuri nuk do të mund të ngrihej nga dora e Ismail Qemalit e sot Kosova s’do të mund të ishte shtet i pavarur. Në ngritjen e shtatores së Idriz Seferit, ska ngritje më të madhe. I përjetshëm dhe Lavdi Idriz Seferi dhe të gjithë Trimat e Kosovës”.

Të ngjashme