MI: Të gjitha rrugët të hapura, por mbani zingjirët

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 11:57 | Nga

Ministria e Infrasturës (MI) thotë se angazhimi i ekipeve të saj në terren ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa vështirësi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale.

“Bashkëpunimi i mirë në mes menaxherëve rajonal të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipeve lokale nëpër komunat e vendit dhe Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka mundësuar qarkullimin e qytetarëve edhe në zonat e thella malore”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Me gjithë reshjet e borës të herë pas hershme, bazuar në informacionet e fundit, rrugët në të gjithë vendin mbeten të kalueshme.

Por, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të udhëtojnë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore duke treguar kujdes të shtuar në komunikacion dhe duke respektuar ligjin.

Të ngjashme