Milaim Zeka viziton Nexhmije Pagarushën në QKUK

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 08:36 | Nga

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Milazim Zeka e ka vizituar mbrëmë këngëtaren, Nexhmije Pagarusha në QKUK, e cila ishte shtruar atje për shkak të një aksidenti të pësuar në banesën e saj.

Zeka ka njoftuar se gjendja e Pagarushës është e mirë.

Postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Njoftim lidhur me artisten Nexhmije Pagarusha

Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.

Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer.

Sa u ktheva nga vizita qe i bera asaje, dhe Nexhmija eshte teper mire.

I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.
Tmerr! Tmerr!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme