Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 13:24 | Nga

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandanti i  FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut.

Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehën ngushëllime familjarëve të të ndjerit, tetar Shani Malokut.

Po ashtu  për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit  Shani Maloku.

Tetar  Shani Tafil Maloku (1973)  ishte nga  fshati Plloçicë  i komunës së Malishevës. Ai dhe vëllau i tij u vranë  nga të shtënat me armë, afër shtëpisë së tyre, në rrethana ende të panjohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer  në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish-pjesëtar i TMK-së.

Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin e lindjes, në Plloçicë të  komunës së Malishevës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme