Ministri i Drejtësisë tërheq emrat për Komisionin e Jurisprudencës

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 12:45 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës emrat e propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i cilit ishte propozuar kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Kjo ka ndodhur pasi hetimet për dyshime për falsifikim në dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi nuk kanë përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një prononcim për Express.

“Unë kam vendosur që ta tërheqë përkohësisht nga procedura parlamentare, pra të mos hyjë në rend të ditës derisa të marr përfundimin e hetimeve që ndërlidhen me çështjen e përfolur`, ka thënë ministri Tahiri.

Të ngjashme