Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka vendosur lule për rreth 3000 viktimat.
“Sot vendosëm lule për të nderuar rreth 3000 viktima të 11 Shtatorit. Populli Amerikan i dha shumë Kosovës, i solli lirinë dhe vazhdon të ndihmoj në shtetndërtim. Përjetësisht falënderues!
Today we honored the victims of 9/11. American people gave so much to Kosovo. They brought freedom to us and continue to help and carry us toward a better state. Always thankful!”, shkruan Lluka në Facebook.