Ministria e Infrastrukturës angazhon 5000 vullnetarë në aksionin e pastrimit

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 20:27 | Nga

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që këtë vit organizohet nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Ministria e Infrastrukturës thotë se është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrat që rrjedhin nga strategjia e planifikuar nga task forca kompetente.

“Ju njoftojmë se stafi i MI-së, i prirë nga ministri Pal Lekaj, bashkë me kompanitë e kontraktuara për pastrim të rrugëve, të shtunën, do të jetë në teren duke u dalë në ndihmë mbi 5000 vullnetarëve të angazhuar për të pastruar ambientin”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

“Përmes një planifikimi të detajuar të ekipeve, MI do të jetë prezente në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë Veriore dhe Jugore, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe përgjatë autostradave ‘Arbën Xhaferi’ e ‘Ibrahim Rugova’”.

Agjenda për ditën e nesërme e ministrit Lekaj:

9:00 – Takim me punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës (hyrja e ministrisë, sheshi “Skënderbeu”)
9:45 – Hotel Garden (të stacioni i Autobusëve) Prishtinë
10:30 – Te rreth-rrotullimi në Lakrishte (Dardani – Prishtinë)
11:15 – Kishnicë – komuna e Graçanicës

Të ngjashme