Ministria e Mjedisit ndan 50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 10:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti i pastrimit të mbetjeve të azbestit, pas nënshkrimit të memorandumit me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Fatmir Matoshi, bëri të ditur se për vazhdimin e këtij projekti do të ndahen 50 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

“Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e një projekti që ka të bëjë me largimin e azbestit përreth lumit Lepenc. Nuk do të kursehemi asnjëherë në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm. Me kryetarin u dakorduam të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në vitin e ardhshëm…”.

“Vlera financiare për këtë vit është 50 mijë euro, projekti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshme dhe nuk do të ndalemi deri në përfundim”, tha Matoshi.

Projekti për largimin e mbetjeve të azbestit në këtë komunë ka filluar vite më parë,  mirëpo për shkak të moskryerjes së punëve, kompanisë së kontraktuar i është ndërprerë kontrata.

Matoshi paralajmëroi  që kompanitë që nuk përfundojnë punët “nuk do të ndahen lehtë”.

“Duam të bëjmë të qartë  që nuk do të ndahen lehtë, inkurajojmë të gjitha kompanitë që të jenë të përgjegjshme”, theksoi Matoshi.

Ai kërkoi nga kryetari mbështetje edhe për aksionin e pastrimit që do të filloj në shtator.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma bëri të ditur se brenda një kohe të shkurtër do ta shpallin tenderin për të kontraktuar kompaninë që do të merren me këtë projekt.

“Falënderoj ministrin për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeve, që lidhet me pastrimin e azbestit në brigjet e lumit Lepenc”, theksoi Suma, raporton Ekonomia Online.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme