Ministrja Hoxha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me QKRMT-në

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.

Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t`u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.

Në fund të takimit, Ministrja Hoxha e falënderoi znj. Rushiti dhe gjithë stafin e Qendrës për ofrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimit, ndërsa znj. Rushiti, duke përgëzuar Ministren Hoxha për punën e bërë deri më tani dhe u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme