“Miqtë e Amerikës” s’duan treg të “Bill Clintoni”, komuna nuk përgjigjet

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 08:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës” ka reaguar lidhur me vendosjen e tregut tek sheshi “Bill Clinton”.

Ai ka thënë se vendosja e këtij tregu, dëmton dhe prish imazhin e Kosovës pasiqë sipas tij, ai është një nga vendet më të vizituara nga turistet në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

“Vet fakti që shume qytetarë të asaj zone shpesh herë më thirrin në telefon dhe kërkojnë që të intervenohet dhe të mos vendosen ato tezga para shtatores sepse në atë mënyrë deformohet vendi jepet një imazh i keq dhe jepen sinjale të ndryshme”.

“Nuk e di a është i bërë me qellim apo pa qellim, mirëpo vet fakti që është ka përsëritet një veprim i tillë, edhe pse shumë herë kemi apeluar në mënyrë publike dhe në mënyrë private dhe në mënyra të ndryshme u kemi dërguar si palë përfaqësuesve të komunës që të mos veprojnë në një mënyrë të tillë sepse ai vend nuk është i dedikuar për treg. Ai vend është i dedikuar për një personalitet, një përfaqësuesi kryesor aleate, mirëpo si duket kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër edhe është duke u përsëritur”.

“Veprimi i tillë është i pamoralshëm ta them kushtimisht sepse në atë mënyrë vendosja e patateve e domateve para shtatores jep një ngjyrim krejtësisht tjetër. Elementi më qenësor se pse ne reagojmë është sepse jemi dëshmitar se ai shesh është shndërruar vend turistik kryesor, nuk ka shtetas të jashtëm që nuk vinë para asaj shtatore me bë një fotografim dhe se në këtë mënyrë me dashje a pandashme ne dërgojmë mesazhe negative dhe e degradojmë sheshin në të cilin është investuar një kapital i jashtëzakonshëm politik për tu sjell presidenti në Prishtinë dhe për tu ngrit imazhi i atij sheshi”.

Ai shtoi se ka bërë kërkese tek kryetari i komunës, Shpend Ahmeti për takim, për të diskutuar heqjen e këtij tregu mirëpo sipas tij, kërkesa ka hasur në vesh të shurdhër, raporton EO.

“Unë kam bërë pyetje publike lidhur me këtë. Unë jam i vetëdijshëm që ata banor kanë nevojë për një treg ambulant. Mirëpo jam i vetëdijshëm që pasojat e veprimit të tillë janë jashtëzakonisht negative. Apeloj tek kryetari dhe institucionet komunale që t’i kapin finesat politike dhe ta heqin sepse si i tillë dëmton imazhin e Kosovës. Unë kam kërkuar deri me tash takim mirëpo nuk më është mundësuar një gjë e tillë. Ne kemi kërkuar që në atë shesh të vendoset një punëtor i sigurisë të ketë kamera, të mirëmbahet”.

Ekonomia Online ka provuar të marrë përgjigje nga komuna e Prishtinës për këtë çështje, mirëpo kontakti me zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri ka qenë i pamundur.

Të ngjashme