“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush”

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 13:58 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është gëzuar shumë lirimit me kusht të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt pas arrestimit në Francë.

Ramë në profilin e tij shkruan se vlerëson lart përpjekjet diplomatike në Kosovë e në Shqipëri për lirimin e Haradinajt dhe e quan “padrejtësi spektakolare”, arrestimin e tij në Francë me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia.

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon. Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falënderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare .Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë”, ka shkruar Rama në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme