Mitrovicë, kujtohet masakra në Rrugën e Kovaçve

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 13:05 | Nga

31 persona janë ekzekutuar nga forcat serbe më 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë.

19 vjet më pas familjarët dhe qytetarët i kanë kujtuar të vrarët që u nxorën më dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre.

Në përkujtim të të rënëve ishte edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili tha se në përvjetorin e 20 të masakrës do të ndërtohet një përmendore në kujtim të tyre.

Familjarët në anën tjetër kanë kërkuar më shumë përkrahje nga komuna dhe institucionet përkatëse që të mos harrohen të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

Të ngjashme