MMPH ankohet se 75% e buxhetit i shkon për shpronësime

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 15:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka raportuar në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të kësaj ministrie për vitin 2015.

Deputetët e këtij komisioni kanë parashtruar pyetje të ndryshme, bazuare në gjetjet e auditorëve.

Kreu i MMPH-së, Shala, tha se ky raport ka paraqitur të dhëna reale, ndërsa u ndal më shumë te shpronësimet, për çka shkon rreth 75 për qind e buxhetit të kësaj ministrie.

Sipas tij, buxheti që i ndahet kësaj ministrie që kap një fushëveprimtari të gjerë është në disproporcion me kërkesat. Ai tërhoqi vërejtjen se me këtë buxhet do të kenë vështirësi në realizimin e projekteve zhvillimore, qoftë në fushën e mjedisit, qoftë atë të planifikimit.

“Buxheti i cili ndahet për ministrinë tonë ndahet në të gjitha pjesët. Vetëm për objektin të cilin e kemi në përdorim të kësaj ministrie duhet paguar qiraja, pasi që ajo është nën mbikëqyrje te AKP-së. Dhe po, në pamundësi të buxhetit ne kemi borgje”, ka pohuar Shala.

Arben Çitaku, sekretar i kësaj ministrie, tha se edhe këtë vit buxheti i ndarë për këtë ministri, do t’ua pamundëson shlyerjen e borxheve, ngase sipas tij, shumica e mjeteve janë të dedikuara për shpronësime.

“Ministria jonë ka një buxhet prej 40 milionë eurosh në total, por që do të paguajë 30 milionë vetëm për shpronësimet. Kemi mungesë buxhetore dhe kjo është normale që të kemi edhe pagesa të cilat nuk po arrijmë t’i paguajmë aq sa kërkohet nga palët e tjera”, tha Çitaku gjatë raportimit në komision.

Në këtë mbledhje u fol edhe për ndërtimet pa leje dhe çështje të tjera.

Të ngjashme