MMPH-ja demanton Bahtirin: Nuk u kemi dhënë leje mjedisore dy kompanive

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 17:10 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit publikuar në media, se dy operatorët “BTP HOLDING” dhe “BAS PARTNERS” janë të pajisur me leje mjedisore nga kjo ministri.

Reagimi i MMPH-së:

Ju vejmë në dijeni se operatorët në fjalë nuk janë të pajisur me leje mjedisore, por pasi janë të pajisur me pëlqime komunale nga Komuna e Mitrovicës për vendosjen e objekteve në këto dy lokacione, konform normativave ligjore edhe nga MMPH janë pajisur me pëlqime mjedisore.

Sqarim: Pëlqimi mjedisor nuk është leje mjedisore por është pëlqim paraprak dhe kusht për marrjen e lejes ndërtimore nga komuna dhe plotësimin e kritereve për leje mjedisore, që do të thotë se Operatorët në fjalë nuk posedojnë leje nga MMPH.

Në ndërkohë operatori “BTP HOLDING” ka bërë kërkesë në MMPH për dislokim të aktivitetit. Ndërsa ndaj “BAS PARTNERS” Inspektorati i MMPH me datë 27.03.2017 ka nxjerre aktvendim për ndërprerjen e aktivitetit të punës në fazën e testimit të pajisjeve dhe për çdo testim të tyre, paraprakisht është i obliguar të njoftoj organet komunale dhe organet e MMPH-së.

MMPH, në vazhdimësi ka qenë në kontakt me zyrtarët kompetent të Komunës së Mitrovicës dhe çdo herë është përgjigjur sipas kërkesave të qytetareve dhe organeve komunale të Mitrovicës, lidhur aktivitetin e operatoreve në fjale.

Po ashtu Inspektorati i MMPH-së ka kryer inspektime te përbashkëta me Inspektoratin e Komunës së Mitrovicës në objektet e të dy operatoreve me date 13.07.2017.

Ndërsa sot me datë 26.07.2017 Inspektorati i MMPH-së së bashku me Kryetarin, nënkryetarin dhe zyrtaret e komunës se Mitrovicës ka inspektuar dy operatoret me ç’rast janë shqiptuar masat:

1.Vendimet për mos zhvillim të aktivitetit janë në fuqi
2.Ne afat shtat ditor të paraqesin raport në MMPH për rezervat e vajrave të cilat i kanë të deponuara per trajtim si dhe origjinën e tyre.
3.Zyrtaret komunal do ta vëzhgojnë për së afërmi nëse zhvillohet aktivitet nga këta dy operatore, do të merren masa konkrete konform dispozitave ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme