MMPH-ja financon rregullimin e lumenjve në Rahovec

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 14:05 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Ferat Shala, ministër i Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancimin e projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Obligimet e ministrisë së MMPH-se është që të cakton një zyrtar monitorues lidhur me këtë projekt, i cili monitoron projektin nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe në momentin kur i vëren parregullsitë apo defektet gjatë realizimit të kontratës njofton menaxhmentin e MMPH-së.

Ndërsa Komuna e Rahovecit është e obliguar që t’i krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit të rregullimit të lumenjve për operatorin ekonomik, të ndërmerr të gjitha masat që kontraktuesi pa pengesa të fillojë implementimin (furnizimin) e projektit me kohë si dhe të siguroj specifikacionin teknik.

Të ngjashme