MMPH-ja kërkon mbështetjen e BB-së për Agjencinë Kadastrale

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 12:03 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Ferat Shala, priti delegacionin e Bankës Botërore për Kosovë të kryesuar nga drejtori, Marko Mantovanelli.

Ministri Shala falënderoi Mantovanellin për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen.

Në këtë fazë Bankës Botërore do t’i kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore, Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.

Mantovanelli shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e  Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave.

Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Të ngjashme