MMPH-ja ndan 410 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 14:44 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”.

Për projektin i cili do të fillojë të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga SHMT ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë”.

Sipas kësaj marrëveshje, komuna do të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit.

Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme