MMPH-ja përkrah Skenderajn në tri projekte me 710 mijë €

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 15:27 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti në takim nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me të cilin nënshkruan memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Skenderajt, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizime në territorin e kësaj komune.

“Rregullimi i kanalizimit fekal në Skenderaj”, vlera 10 000 00 €; “Kanalizimi Prekaz-Mikushnicë”, vlera  500 000 00 €; “Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Runik”, aneks marrëveshje, vlera 200,000.00€

Ministri Shala e sugjeroi nënkryetarin Nura se pas nënshkrimit të këtij memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme