Mos lëvizni nga shtëpia, sot dita më e ftohtë e javës

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 09:18 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se mbi vendin tonë gjatë ditës së mërkurë temperaturat do të jenë më të ulëta, por nga pasditja pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme