“Mos ta lëmë Kosovën të shembet për shkak të apetiteve të njerëzve të korruptuar”

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 12:01 | Nga
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova nuk mund të shembet për shkak të apetiteve të disa njerëzve të korruptuar.
Ai duke folur në tyezën e “Institutit të Kosovës për Drejtësi” ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të prokurorëve që nuk janë efektiv për ta luftuar korrupsionin.

“Ne kemi të njëjtin interes që mos ta lëmë Kosovën të shembet për shkak të apetiteve të njerëzve të korruptuar. Tani të themi troç rezultatet konkrete mungojnë. Qytetarët e Kosovës janë tërësisht të pa kënaqur me sundimin e ligjit, ashtu siç e dinë të gjithë, luftimi i korrupsionit është njëri nga kriteret e mbetura në rrugën drejt BE-së”, ka thënë O’Connell, raporton Lajmi.net.

Ai ka thënë se tanië shtë koha që prokurorët të guxojnë që të ngritin aktakuza edhe për profile të larta.

“Tani është koha të krijojmë rezultate konkrete, dhe organet e drejtësisë guxojnë t’i ndjekin dhe t’i dënojnë profilet e larta”.

O’Connell ka përmednur edhe rastin e ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, që i iku drejtësisë.

“Edhe kur shqiptohet dënimi largohen nga Kosova dhe gjejnë kohë të marrin pjesë nëpër ceremoni të ndryshme”, ka thënë ai, duke iu referuar rastit Zharku.

Ai madje ka përmendur raste kur për qytetarët e thjesht drejtësia ka vepruar brenda ditës, ndërsa për profile të larta është heshtur.

“Si ka mundësi ky sistem gjyqësor vepron brenda ditës për qytetarë të thjesht, ndërsa heshtin për raste milionëshe që është dëmtuar buxheti i Kosovës”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme