Moszbatimi i marrëveshjeve për energji nga Serbia mban peng KOSTT-in

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 07:27 | Nga

Moszbatimi i marrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë po ia pamundëson Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) që të anëtarësohet në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-).

Për rrjedhojë, KOSTT nuk po mund të funksionojë si bllok/zonë kontrolluese e pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 2015 është nënshkruar Marrëveshja për lidhje në mes të KOSTT-it dhe ENTSO-E. Parakushte për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje janë regjistrimi dhe licencimi i kompanisë furnizuese për veriun e Kosovës.

Këtë gjë nuk e ka bërë ende Serbia. E në mungesë të zbatimit të marrëveshjes, operatori serb i transmisionit të energjisë, EMS vazhdon të ketë përfitime milionëshe nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje. Vetëm në vitin 2017, sipas të dhënave të KOSTT-it, EMS-ja ka inkasuar 9.6 milionë euro…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme