Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë javës

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 08:13 | Nga

Temperaturat minimale në Kosovë do të sillen nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 25 gradë celsius.

Ditëve në vijim mbi vendin tonë do të formohen zona jo stabile nga fushat e presionit të ulët të cilat janë shtrirë mbi Evropën perëndimore dhe Mesdhe. Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jo stabil, me vranësira dhe intervale me diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjeve priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

21.05 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

22.05 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite reshje lokale shiu, vende-vende me bubullima.

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me shi. Gjatë ditës vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullima.

25.05 – Mot pjesërisht i vranët. Në mesditë vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Weather temperaturat e ajrit gjatë kësaj periudhe do të luhaten rreth vlerave mesatare. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme