Mot me vranësira në vikend

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 15:08 | Nga

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.
Temperaturat
Temperaturat minimale do të lëvizin nga o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius.
Presioni atmosferik
Gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.
Era
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme