Moti i acartë përfshin Ballkanin nga java e ardhshme

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ballkani pritet të hyjë në stinën e vërtetë të vjeshtës duke nisur nga java e ardhshme, pas një periudhe me të ngrohtë të pazakontë në pjesën më të madhe të Evropës.

Sipas sinoptikanëve, masat ajrore të ftohta që do të fillojnë të përshkojnë Shqiperine, dhe rajonin e Ballkanit nga e hëna do të arrijnë 12-15 gradë në zonat e ulëta.

Zonat më të prekura nga i ftohti arktik do të jenë alpet, rajoni i Ballkanit, i Adriatikut, jugu i Italisë dhe brigjet e Tirrenit.

Ndërkohë, nga vendet skandinave do të lëvizë masa ajrore me prejardhje nga Arktiku për në jug të Evropës.

Moti i acartë do të përshkojë Evropën Lindore duke nisur nga e mërkura dhe do të arrijë Mesdheun Verior dhe gadishullin e Ballkanit ditën e enjte, për të kaluar të shtunën në rajonin e Lindjes së Mesme.

Moti i papritur pritet të formojë një ciklon në afërsi të detit Jon, çka do të sjellë përkeqësim të motit dhe shira thuajse në gjithë vendin, por veçanërisht në jug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme