Moti në Shqipëri

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:25 | Nga

Fundjava në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat lindore.

E shtuna, sipas Meteoalb-it, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore. E diela sjell kthjellime.

Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Veriore ku mesdita ka shënuar rënie.

Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërish me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme