Moti për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 19:08 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta

“Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore. Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare. Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër t’i kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta.

Në fundjavë, kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njëjte të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme