Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 08:24 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

“Indeksi i UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që personat që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë aksionin për korrje-shirje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme