Mungesa e dispozitës ligjore lë në vapë shumë punëtorë

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 08:06 | Nga

Temperaturat e larta deri në dyzet gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë nuk i kanë bindur institucionet përgjegjëse që të bëjnë kufizimin e aktiviteteve punuese për shumë kompani, punëtorët e të cilave i janë ekspozuar drejtpërsëdrejti diellit.

E gjitha kjo për shkak të mungesës së një dispozite ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës, Inspektorati i Punës është organ kompetent për këtë çështje.

Sipas kreut të Inspektoratit të Kosovës, Basri Ibrahimi, ata nuk kanë kompetenca për t’ua ndalur punën kompanive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme