Murat Meha, vizitë zyrtare në Tiranë

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 11:33 | Nga

Me qëllim të ngritjes së shkallës së bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për regjistrimin e pronës në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, respektivisht Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga kryeshefi ekzekutiv, Murat Meha, ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në njoftim thuhet se Meha me homologët në Shqipëri kanë diskutuar rreth identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku do të mund të ngrihej bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes së kualitetit të administrimit të regjistrave pronësorë, kadastrës dhe administrimit të tokës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i AKK-së u prit edhe nga ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ylli Manjani.

Meha dhe Manjani diskutuan rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat autoritetet e sipërpërmendura ballafaqohen gjatë kryerjes së aktiviteteve pronësore, ndërsa takimet e tilla i vlerësuan si të dobishme, duke u pajtuar që shkëmbimi i përvojave mes dy shteteve do të ishte i dobishëm si për ngritjen profesionale të kapaciteteve po ashtu edhe për avancimin e kësaj fushe konform standardeve të shteteve të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme