Murtezaj flet nga Franca: Akoma nuk dihet nëse ka viktima nga Kosova

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 19:23 | Nga

“Ajo çfarë mund t’ju them është që deri në orën 2-3 pasdite nuk ka ndonjë informatë më të re”.

Valon Murtezaj, zëvendësministri për Punë të Jashtme ka folur direkt nga Franca në Info Magazine.

“Ajo çfarë mund t’ju them është që deri në orën 2-3 pasdite nuk ka ndonjë informatë më të re”.

“Por ajo që ka ndodhur mbrëmë, në Nice, në një nga destinacionet botërore të turizmit dhe kulturës dhe pikërisht në ditën nacionale të Francës mund të themi që është një ngjarje shokuese që fatkeqësisht nuk është e vetmja është në vazhdën e sulmeve që po i ndodhë civilizimit botëror”.

“Pse po ndodh në Francë mendoj ngaqë Franca është burim i vlerave europiane të lirisë, kulturës, tolerancës ndërkulturore”.

“Gjendja e jashtëzakonshme ishte paraparë që të përfundonte deri me 26 korrik mirëpo tani nuk dihet se çfarë do të ndodhë”.

“Në përgjithësi nuk është si ka qenë ka me pak turistë më pak lëvizje e ka kontrolle të shumta”.

“Këtu do të cek që edhe Kosova është me Francën, edhe Kosova do të kryej detyrën e vet në kuadër të koalicionit global kundër terrorizmit”.

“Vlera më madhështore që Kosova mund të ketë është toleranca ndërfetare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme