Murtezi: Themelimi i komisionit për astronominë i rëndësishëm për zhvillimin e saj

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 16:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e astronomisë në Kosovë dhe hartimit të një plani për përmirësimin e kushteve të personave që merren me astronomi u mbajt mbledhja për themelimi e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Shkëlzim Murtezi tha se themelimi i një komisioni të tillë do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes aktuale.

Ai gjithashtu tha se do të shqyrtohet mundësia që edhe astronomët e Kosovës të kenë një qendër për zhvillimin e aktiviteteve të tyre por edhe që të kontribuohet në ndryshimin e sistemit arsimor.

Murtezi tha se  më Kosovë ka objekte shtetërore që mund të jepen në shfrytëzim për krijimin e një qendre të shkencës së astronomisë mirëpo sipas tij, për këtë qendër mund të kërkohet ndihmë edhe prej donatorëve.

“Na kemi vendosur të formohet edhe një komision për këtë fushë. Na duhet me analizu gjendjen aktuale në vendin tonë dhe nga kjo t`i nxjerrim të gjeturat konkrete. Ka mundësi që brenda vendit të realizohen projekte. Asociacioni është i mendimit që duhet të krijohet një qendër për shkencën e astronomisë në Kosovë, ka objekte shtetërore që mundësi të jepen në shfrytëzim por mund edhe prej donatorëve”, tha Murtezi.

“Duhet edhe me kriju kushte brenda vendit me ndryshu pak edhe sistemin arsimor në Kosovë njëkohësisht edhe me kriju hapësira më shumë ose me sjell ndoshta edhe ekspertë ndërkombëtar”.

Pjesë në këtë mbledhje ishin profesorë e student të cilët merren me shkencën e astronomisë.

Një ndër ta ishte edhe Sabit Gashi i cili prezantoi punën që enë aeroportin e Prishtinës. Ai ndër të tjera për profesorët dhe studentët e pranishëm tregoi edhe për punën që ekspertët e ndryshëm.

Të ngjashme