Mustafa ngushëllon familjen Klaiqi

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 16:41 | Nga

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Klaiqi pas vdekjes së gazetarit, Ganimet Klaiqi.

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi. Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme