Mustafa për puçin ushtarak në Turqi: Në demokraci qeverisin ata që i votoi populli

Prishtinë | 16 Kor 2016 | 10:31 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se mbështet institucionet të zgjedhura nga qytetarët në Turqi.
Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se në shoqëritë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli, duke uruar kështu që të stabilizohet gjendja në Turqi

“Në këto moment sfiduese për Turqinë, fuqimisht përkrah institucionet e dala nga vota me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi mik të Kosovës. Në shoqëritë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli. Uroj që sa më shpejtë të stabilizohet gjendja në Turqi dhe të mos ketë viktima të pafajshme”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme