Mustafa priti në takim drejtuesit e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit nga Uashingtoni

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 18:56 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i kryesuar nga James Gerard, Drejtor Menaxhues i Programeve “Threshold” në MCC në Uashington.

Në takim ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, udhëheqësja e ekipit të MCC-së në Kosovë, Sarah Olmstead, si dhe ekipi vendor i zyrës së MCC-së në Kosovë, koordinatori nacional, Petrit Selimi dhe ekonomisti kryesor, Alban Zogaj.

Në takim është biseduar lidhur me procesin e implementimit të programit “Threshold”, si dhe detajet e koncept projekteve që janë duke u zhvilluar.

Kryeministri Mustafa shprehu mbështetjen e mëtejshme për ekipin e angazhuar në zhvillimin e programit “Threshold”.

Drejtori menaxhues i programeve të “Threshold” të MCC-së në Uashington, James Gerard, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për mbështetjen që po i jep ekipit të MCC-së në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme