Mustafa viziton Gjilanin

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 10:07 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa do ta vizitojë sot Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

Pas takimit me Hazirin, Mustafa do të merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kreu i ekzekutivit do të qëndrojë edhe në universitetin “Kadri Zeka”, me ç ‘rast do të mbajë një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti.

Ndërkaq, në orën 12:00, ai viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës në këtë qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme