NATO-ja mbijeton dhe zgjerohet

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 08:20 | Nga

Pas takimit dyditësh të shefave të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel është arritur të tejkalohet përshtypja se Aleanca është në prag të shkatërrimit, se ndarjet mes aleatëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po thellohen. Madje me ftesën që i është dërguar Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO është konfirmuar edhe një herë se kjo Aleancë jo vetëm se po mbijeton, por edhe po vazhdon të zgjerohet, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke ia dorëzuar ftesën kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për Maqedoninë dhe se anëtarësimi i saj në NATO do të sjellë më shumë siguri për këtë shtet dhe për tërë rajonin. Nuk ka lënë pa përmendur edhe arritjen e marrëveshjes me Greqinë për të zgjidhur mospajtimet për emrin.

“Ftesa vjen në kontekstin e marrëveshjes historike mes Shkupit dhe Athinës lidhur me emrin e shtetit. Duke njohur se ka qenë shumë e vështirë për të dyja palët të arrihet kompromisi, besoj se marrëveshja është në interes të shtetit tonë dhe të tërë rajonit”, ka thënë shefi i NATO-s…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme