Ndalohen veshjet provokative në ndërtesen e gjykatës

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 09:23 | Nga

Një fletë e bardhë katrore, në brendi me disa imazhe në të zezë është vënë në ballë të derës hyrëse të Gjykatës Themelore të Prishtinës. E ngjashme deri diku me shenjën klasike për ndalimin e pirjes së duhanit, por e krijuar nga një “dorë amatore”.

Askush nuk mund të depërtojë brenda, pa i rënë në sy. Është e vetmja që është ngjitur në derën transparente prej xhami, për dallim prej shenjave të tjera parandaluese, që janë vendosur në muret brenda gjykatës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me vijë të zezë pjerrtas mbi figurën e femrës dhe mashkullit, ajo përçon mesazhin e veshjeve të ndaluara në gjykatë.

Kjo fletë nuk është vendosur për personelin e gjykatës, por “ekskluzivisht” për qytetarë. Pikërisht për këtë arsye ka zënë vend mu në ballë të saj. Dhe, nuk është vendosur aty “me qejf”, por nga përvojat jo fort të këndshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme