Prishtina ka thyer një rekord. Por, nuk është diçka për të mirë.
Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.
Nga matjet që janë bërë në orën 20:00 rezulton se cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 484 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar.
Këto të dhëna janë marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.
Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.
Megjithatë, niveli i cilësisë së ajrit që është regjistruar sonte është më i larti që është shënuar ndonjëherë